Dokumentari nxjerr sekretet, nisin teoritë konspirative për familjen mbretërore
Kur sapo menduam ta linim për pak kohë mënjanë familjen mbretërore, na ra në sy një detaj që s’mund të rrinim dot po jua përcjellur. Gjejeni çfarë: në dokumentarin e ri të mbretëreshës Elizabeth, Queen of the World (Mbretëresha e Botës) shfaqet edhe Meghan Markle, por Kate jo.

A mund ta dimë pse?

Tani, reporteri i familjes mbretërore Simon Perry deklaroi për “People” se Middleton gjatë muajit prill gjendej në maternitet (kujtohuni: lindja e princit Louis), një periudhë kjo ku u xhirua pjesa më e madhe e dokumentarit. Ekzaktësisht u tha:

“Dukesha Kate asokohe nuk ishte e përfshirë në detyrat që i takojnë bazuar në protokollin mbretëror,-shkruan anabel.

Jua mbush mendje kjo deklaratë?

Nëse jo, nuk jeni të vetmit. Teori të shumta konspirative shprehen se hmmmmm diçka nuk shkon këtu.


Shtuar më 20/09/2018, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori