Polonia dërgon 10 mijë ushtarë në kufi me Bjellorusinë: Agresori mos të guxojë të na sulmojë

Polonia planifikon të lëvizë deri në 10,000 trupa shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të forcuar rojet e saj kufitare, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

“Rreth 10,000 ushtarë do të shkojnë në kufi, nga të cilët 4,000 do të përforcojnë menjëherë rojet kufitare dhe 6,000 do të jenë në rezervë”, tha ministri në një intervistë për radion publike.

“Ne po e afrojmë ushtrinë pranë kufirit me Bjellorusinë për të trembur agresorin që të mos guxojë të na sulmojë”, tha Blaszczak.

Zëvendësministri i Brendshëm Maciej Vasik tha dje, të mërkurën, se Polonia do të dërgojë 2000 ushtarë shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë.

Kreu i Gardës Kufitare Polake, Tomasz Praga, tha në fillim të kësaj jave se 19,000 njerëz janë përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin e Polonisë me Bjellorusinë këtë vit, nga 16,000 vitin e kaluar.


Shtuar 10.08.2023 09:52