Do vini duart në kokë, sa i kushtoi unaza e martesës këngëtares së famshme (FOTO LAJM)
Këngëtarja e njohur
Gwen Stefani dhe partneri i saj, këngëtari
Blake Shelton janë fejuar, pas pesë vitesh së bashku. 51-vjeçarja e ndau vetë në Instagram këtë lajm të bukur dy ditë më parë, duke treguar se kishte marrë një propozim me unazë diamanti.
“Po, të lutem”- shkroi
Stefani krahas fotos ku tregonte unazën dhe i dhuronte një puthje në buzë partnerit të saj.
Mirëpo së fundmi janë mësuar disa detaje rreth unazës, që i kanë shokuar të gjithë. Mediat e huaja kanë mësuar se
unaza është dizenjuar posaçërisht për këngëtaren dhe se
Blake është treguar shumë tradicional duke i kërkuar dorën babait të
Gwen para se t’i propozonte.
Sipas “Brilliant Earth”
unaza ka një diamant 6 karat të vendosur në një shirit ari të bardhë. Thuhet se një unazë e tillë kushton diku tek mbi 500 mijë dollarë, në varësi të cilësisë së gurit të diamantit.
Çifti u njoh në “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila përfundoi në dashuri.
Gwen dhe
Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama, ndërsa tashmë janë zhvendosur në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Angeles.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 15:23