Do vini duart në kokë, sa i kushtoi unaza e martesës këngëtares së famshme (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani dhe partneri i saj, këngëtari Blake Shelton janë fejuar, pas pesë vitesh së bashku. 51-vjeçarja e ndau vetë në Instagram këtë lajm të bukur dy ditë më parë, duke treguar se kishte marrë një propozim me unazë diamanti.

“Po, të lutem”- shkroi Stefani krahas fotos ku tregonte unazën dhe i dhuronte një puthje në buzë partnerit të saj.

Mirëpo së fundmi janë mësuar disa detaje rreth unazës, që i kanë shokuar të gjithë. Mediat e huaja kanë mësuar se unaza është dizenjuar posaçërisht për këngëtaren dhe se Blake është treguar shumë tradicional duke i kërkuar dorën babait të Gwen para se t’i propozonte.

Sipas “Brilliant Earth” unaza ka një diamant 6 karat të vendosur në një shirit ari të bardhë. Thuhet se një unazë e tillë kushton diku tek mbi 500 mijë dollarë, në varësi të cilësisë së gurit të diamantit.

Çifti u njoh në “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila përfundoi në dashuri. Gwen dhe Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama, ndërsa tashmë janë zhvendosur në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Angeles.

Shtuar më 29/10/2020, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori