Shpërthimi i digës, Zelensky: Mijëra banorë pa qasje në ujë të pijshëm

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa “qasje normale në ujë të pijshëm” pas shpërthimit të digës Kakhovka, tha presidenti ukrainas.

Duke e quajtur shkatërrimin e një prej rezervuarëve më të mëdhenj të Ukrainës si “absolutisht të qëllimshme”, Volodymyr Zelensky pretendoi se rusët “as nuk po përpiqeshin të ndihmonin njerëzit” të largoheshin nga ujërat në rritje të përmbytjeve në zonat e pushtuara nga Rusia.

Ai më tej pretendoi se shërbimet e Kievit ishin tashmë të përfshira, por “mund të ndihmojnë vetëm në territorin e kontrolluar nga Ukraina”.


Shtuar 7.06.2023 12:24