Do të rikthehet në Portokalli? Reagon Elvis Pupa
Sot filluan të përhapeshin fjalë se Elvis Pupa, një prej aktorëve historik të “Portokalli” do t’i rikthehej spektaklit për sezonin e ri televiziv. Ishte bukur për sa zgjati sepse Pupa e mohoi brenda ditës lajmin e rikthimit.

“Po më urojnë shumë miq në lidhje me një lajm që po qarkullon në internet se do të rikthehem në ‘Portokalli’. Faleminderit për dashamirësinë, por unë ndodhem në U.S.A. dhe nuk planifikoj të merrem me asnjë projekt artistik për momentin. I uroj çdo shfaqjeje suksese dhe ju bëj me dije se në të ardhmen, do të më shihni vetëm në projektet e mia personale. Faleminderit,” shkruan Pupa.

Elvis Pupa u largua nga ekrani një vit më parë, pas një sezoni të “M’fal për shprehjen” në kanalin T në Digitalb. Kur njoftoi largimin, Pupa gjithashtu deklaroi se do të përqafojë një tjetër sfidë ku do të jetë jo vetëm interpretues, por edhe producent.
Shtuar më 01/10/2018, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori