Do të përloteni, Barbana publikon këngën që Ergi la përgjysmë (VIDEO)
Akoma nuk është harruar ndarja nga jeta e Ergi dinit, ngjarje e cila shkaktoi shumë dhimbje te ansat.

Ajo e cila e ka rikujtuar shpesh këngëtarin në foto apo video ka qënë motra e tij, po ashtu këngëtare, Barbara Dini.

Nesër është ditëlindja e Ergit dhe në kuadër të kësaj dite, Barbara, ka vendosur ‘ta rikthejë’ në muzikë për herë të fundit. Ajo ka çuar në fund, një ndër këngët që artisti kishte lënë në gjysmë dhe do ta publikojë ditën e nesërme.

Barbara ka lajmëruar publikimin e këngës me anë të një video në Instagram.

Nesër, me 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je’”, shkruan Barbara, shoqëruar me një pjesë nga klipi. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2019, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori