Inceneratori i Elbasanit, Klodian Zoto kërkon pafajësi në GJKKO përmes avokatit të tij

Biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto kërkon pafajësinë nga arratia pas akuzave për inceneratorin e Elbasanit.

Përmes avokatit të tij, Zoto, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Kujtojmë se Klodian Zoto është një nga tre personat që fshihen pas vjedhjes së miliona eurove me aferën e inceneratorëve, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan.

Zoto, Mërtiri dhe Gugallja ndodhen në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për Zoton dhe Mërtirin, ndërsa 7 vite për bashkëjetuesen e këtij të fundit, Stela Gugalljan.

Duke qenë se gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri mund të dënohen me 6 vite e 8 muaj burgim, e ndërsa Gugallja me 4 vite e 8 muaj burg./albeu.com/

 


Shtuar 20.07.2023 13:12