"Do të fus plumbin kokës", aktori i njohur u kërcënua nga bodigardi i Berishës (VIDEO)
Rezart Veleshnja është kthyer në një nga aktorët më të dahsur të "Portokallis".

Ndër vite Rezarti ka luajtur në skene qindra perzonazhe në mënyrë që të bëjë publikun të qëshë.

Por mesa duket ka dhe nga ata që mund të jenë indinjuar nga imitimet e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikanë të nivelit të lartë.

I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” ka rrëfyer një episod jo fort të këndshëm që i ka ndodhur pak vite më parë, kur siç pohon ai, është kërcënuar nga truproja i ish kryeministrit Sali Berisha, që të mos e imitojë më.

I pyetur nëse ndonjë nga personazhet realë është mërzitur nga imitimet e tij, aktori përmendi rastin e ish kryeministrit Berisha, që sipas tij dërgonte njerëz për të rrahur aktorët që e imitonin ish kryetarin e Partisë Demokratike.

“Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se dikur Sali Berisha i rrihte ata që i imitonin. Po kur e imitonin, Saliu dërgonte njerëz që t’i rrihnin, bodigardët e vet. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodigardi më ka thënë, po e imitove edhe një herë do të fus plumbin kokës. Ka qenë bodigardi i Berishës, një bjond i gjatë, i shëndoshë. Cfarë bëra? I thashë hajde më gjuaj. Po këtu në Shqipëri nuk të vret njeri për llafe apo për imitime, janë kot. Në Shqipëri shaj sa të duash, shpif sa të duash, bëj çfarë të të dojë e bardha zemër, nuk të vret njeri. Po ndërhyre tek lekët aty të vrasin. Këtë e kam nga Bledi Mane”, është shprehur Veleshnja. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori