Vetëm pak minuta më parë,
aktorja shqiptare
Almeda Abazi dhe partneri i saj turk
Tolgahan Sayisman kanë dhënë lajmin më të bukur për ndjekësit.
Alemda është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë të çiftit dhe ata janë në qiellin e shtatë nga lumturia.
Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqet me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mban me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.
Ende nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë është
Almeda dhe dyshja duket se do të na mbajë akoma kuriozë për gjininë e foshnjës.
“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”- shkruan
Almeda.
Gjithashtu të njëjtin postim
Tolgahan e ka shoqëruar me fjalët:
“Dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!”
Almeda dhe
Tolgahan janë gjithashtu prindër të një vogëlushi të quajtur Efehan, i cili shumë shpejt do të bëhet me motër ose vëlla.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 10:48