Do ta thotë por s'ja nxë goja, Donaldi filmon Borën në emocion e sipër (VIDEO)


Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani përfliten kohët e fundit se janë në një lidhje sentimentale por deri më tani asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga dyshja.

Pavarësisht se dyshja janë parë bashkë shumë herë, as aktori dhe as moderatorja nuk kanë pranuar gjë publiisht. Së fundmi një video e publikuar në Instatory po e bën akoma më lëmsh publikun.

Donaldi ka publikuar një video ku shihet që ka filmuar Borën mjaft të emocionuar.

“Ta them unë apo do e thuash ti?”– thotë Bora.

“Thuaja të gjithëve, le të dali nga goja jote,”– dëgjohet të thotë Donaldi, por moderatorja nuk arrin të thotë asgjë.

Të njëjtën video e ka ndarë dhe moderatorja në storyn e saj me mbishkrimin “Se them dot”.

Mos vallë dyshja kanë dashur ta konfirmojnë zyrtarisht lidhjen e tyre?

Shtuar më 23/08/2019, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori