"Do ndjek ëndrrat në Itali", Kejvina ia plas të qarit në Xing
Dy ditë më parë "Xing.al" bëri të ditur se velina bukuroshe e "Xing me Ermalin", Kejvina Kthella do të largohet nga emisioni në mes të sezonit.

Stafi i "Xing me Ermalin" kishte vendosur ta linte surprizë për mbrëmjen e sotme arsyen pse Kejvina po largohet, prandaj lajmet që qarkulluan këtë javë ku përflitej për një konflikt, nuk ishin të vërteta.

Kejvina zbuloi sot se do të largohet në Itali pasi diçka e bukur po e pret atje.

"Dua të ndjek ëndrrat e mia. Diçka e bukur më pret në Milano. Do më shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian", tha Kejvina teksa në ekran u shfaqën disa momente të Kejvinës gjatë puntatave të "Xing me Ermalin", që e emocionuan velinën.

"Edhe pse po largohesh në mes të sezonit, për ty është e pamundur të kesh ndjenja negative sepse je person shumë pozitiv. Dua të të falenderoj unë dhe stafi, kam fituar një mike të mirë. Faleminderit që ishe pjesë e jetës time", i tha Ermali Kejvinës.

"Të falenderoj shumë për mundësinë që më ke dhënë. Jam vërtet mirënjohëse. Dua të falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur", u shpreh Kejvina.
Shtuar më 09/03/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori