Ç’po ndodh? Të tjera thashetheme për dorëheqjen e Papa Françeskut

Të tjera thashetheme kanë dalë për një dorëheqje të mundshme të Papa Franceskut.

Ka qenë La Repubblica, sipas të cilës Ati i Shenjtë thuhet se deklaroi në një takim me peshkopët katolikë italianë se më mirë do të jepte dorëheqjen sesa t’i nënshtrohej një operacioni.

Në të njëjtën kohë, Papa njoftoi se do të vazhdojë me “emërimin” e 21 kardinalëve të rinj. 16 prej tyre do të mund të marrin pjesë në zgjedhjen e Papës së ri.

Në gusht, ai njoftoi se do të shkonte në qytetin e L’Aquila në Italinë qendrore për “festën e faljes”, e cila i kushtohet Papës Celestine V, i cili kishte dhënë dorëheqjen në shekullin e 13-të.

Françesku ka thënë më parë se nuk e përjashton dorëheqjen nëse forcat e tij nuk janë mjaftueshëm të forta për të kryer detyrat e tij.

Megjithatë, sipas shumë komentuesve, kjo nuk ka gjasa të ndodhë ndërkohë që paraardhësi i tij, Papa Benedikti, i cili dha dorëheqjen në vitin 2013 , është gjallë.