Akuzohet për disa raste, Gjykata e Athinës lë në burg përdhunuesin shqiptar

Gjykata e Athinës ka vendosur të lërë në burg Spartak Dyrmishin, 45-vjeçarin e akuzuar për 1 përdhunim dhe 2 tentativa përdhunimi.

Sipas gjykatës greke,ai vlerësohet se është autor i veprave penale te tipit të rëndë që dënohen mbi 7 vjet heqje lirie.

45-vjeçari Spartak Dyrmishi u kap prej policisë shqiptare në një banesë dhe u dërgua në pikën kufitare të Kakavijës prej nga ku iu komunikua urdhri i arrestit i drejtësisë greke.