Do martohej së shpejti me bossin francez, motra e Stines ndahet dhe anulon gjithçka (FOTO LAJM)

Këngëtarja Alida Duka, njëkohësisht dhe motra e kantautorit të njohur shqiptar, Stine i ka dhënë fund lidhjes me menaxherin e pasur francez, me të cilin paralajmëroi një dasmë që do të organizohej në Monaco. Siç duket, gjërat nuk paskan shkuar vaj për çiftin.

Nga deklarata e martesën në “Why Not?”, motra e Stines ka pranuar në një intervistë për Panorama Plus se i ka dhënë fund historisë së dashurisë me bosin francez, dhe theksoi se partneri për krah s’ka ditur ta vlerësojë si duhet.

“Lidhja me francezin Xavier ishte një lidhje shumë e veçantë për mua, e cila la gjurme tek unë. Për këtë arsye publikova dhe këngën “Krejt me harru” para ca kohësh. Dikush që nuk diti të vlerësojë vlerat që unë kam, nuk ka edhe pse të jetë me mua. Çdo gjë tjetër materiale nuk më hyn në sy, sepse e kam ndërtuar gjithçka vetë dhe jam krenare për këtë. Karakteri është mbi të gjitha, ajo çfarë unë vlerësoj shumë.”- është shprehur Alida Duka në intervistën për Panorama Plus.

E ftuar para disa kohësh në emisionin e Roza Latit, Alida Duka madje tregoi se nga miliarderi francez kishte marrë dhe një orë vezulluese me 10 gurë diamant.


Shtuar më 01/10/2019, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori