"Do jetoja për ata sy", në ditën e lindjes së Elgitit, Klea i bën dedikimin më romantik
Në fillim lidhjen e tyre u munduan ta mbanin sa më private, por tani Klea Huta dhe Elgit Doda nuk e fshehin më dashurinë për njëri-tjetrin, sidomos në një ditë si e sotmja.

Ditën e sotme, Elgit Doda feston 31-vjetorin e lindjes dhe një urim të mbushur me dashuri e ka marrë nga partnerja e tij Klea.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto romantike, ku çifti shfaqet i veshur me të bardha dhe në të shkruan fjalët e ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen o jeta ime e shtrenjtë. Do jetoja gjithë jetën për ata sy. Falenderoj Zotin për çdo ditë që më fal me ty. Jam me fat që të kam”, shkruan Klea.

Kujtojmë se historia e dashurisë mes çiftit ka lindur gjatë bashkëpunimit për këngën e Kleas dhe “Alar Band”, “Amla”.

Tani ata bashkëjetojnë dhe për momentin nuk kanë ende në plan të zgjerojnë familjen
Shtuar më 17/12/2019, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori