Do ta shihni! Renato Mekolli reagon pasi konkurrenti tentoi vetëvrasjen
Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi një lajm sipas të cilit një konkurrent i "Hell's kitchen" ka tentuar të presë damarët.

Syri.net shkroi se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë regjistrimit të puntatës së rradhës ku konkurrenti nuk e ka përballuar dot presionin.

Thuhej se emisioni është ndërprerë dhe nuk dihet nëse do vazhdojë transmetimin.

I kontaktuar nga "Anabel.al", Renato ka folur për herë të parë mbi këtë ngjarje duke u shprehur se do e shohim në javët në vazhdim ç'ka ndodhur. "Do ta shihni në javët në vazhdim", ka thënë shefi i kuzhinës.

"E kanë ekzagjëruar kur thonë se programi nuk do të transmetohet. Emisioni do të vazhdojë të transmetohet siç ka ndodhur deri tani", ka thënë Renato.



Shtuar më 09/11/2018, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori