Publikohen pamjet e rralla, ky është laboratori në Wuhan ku dyshohet se doli Covid-19

Janë bërë publike disa pamje të rralla nga brenda laboratorit në Wuhan nga ku dyshohet se rrodhi koronavirusi.

Sipas Daily Mail, Instituti i Virologjisë Wuhan, i cili mban më shumë se 1,500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës globale.

Teoritë pohojnë se virusi ka rrjedhur nga ky institucion, i cili ka laboratorin e vetëm të Kinës me nivelin më të lartë të biosigurisë së P4.

Një video e publikuar nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV në shkurt ofron një paraqitje të shkurtër të këtij instituti.


Shtuar 21.04.2020 06:41