"Djali me prostituta luksi dhe shampanjë 1 000 USD", reagon ashpër Pjerin Ndreu (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në mediat online janë shpërndarë fotot e Alvin Ndreut, djalit të deputetit socialist, Pjerin Ndreu, të nxjerra në një dhomë hoteli luksoz në Tiranë, për të cilën denoncuesi theksonte se kishte një çmim 400 dollarë nata. Në foto dukeshin edhe shishe shampanje, të cilat pretendohet se kushtonin nga 1 000 USD copa.

Në lidhje me këtë sot reagoi vetë deputeti duke thënë se vajza që shihet në foto është e dashura e tij dhe se fotot janë bërë në festën e një shoku të pasur të djalit.

Reagimi i plotë

Maskarenjte nuk te lene rehat. Nje pjese e medias shkrihet me ta. Djali rritet, ka nje te dashur, keta ja bejne prostitute. Ka dhe nje shok qe eshte i pasur fatmiresisht qe e fton ne nje feste. Pasurine e tij ta ngjeshin ty. Pastaj cmime dhomash e shampanje qe burojne nga fantazia e zemerzinjeve jane ushqim per llumin mediatik qe me nje sms banale bejne lajm. Nuk eshte hera e pare qe tentojne. Femijet e mi dhe familja ime nuk njohin asnje shthurje e jete luksoze. Pasuria jone eshte modeste dhe lehtesisht e verifikueshme. Me vjen keq per gjithe lukunine e maskarenjeve bashke me median e zeze qe nuk i ndihmoj dot. Kan prekur ne armen me te forte qe kam, familjen, qe eshte shembulli i korrekteses dhe i sjelljes shoqerore e publike per te cilet jam krenar. Nuk me ndal dot askush ne rrugen time qe e kam gatuar me me te mirin moral te mundeshem bashke me familjen time te mrekullueshme ! Kam kenaqesine ti le te notojne ne llumin e shpifjeve dhe trillimeve te gjithe ata qe jetojne me kete ushqim. Shihemi me daten 26 ne mengjes....!
Shtuar më 19/06/2017, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori