Djali i Vesës dhe Big Bastës do ju ëmbëlsojë ditën me këtë video te gjyshja (VIDEO)
View this post on Instagram

Gjyshe te duam shumeee❤️ #growinguphealthy

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

Vesa Luma prej kohësh është kthyer nga Zelanda e Re dhe tani po kalon kohë me familjen e saj. Fillimisht, ajo së bashku me Big Bastan dhe vogëlushin e tyre Lian, bënë një turne në disa nga qytetet më të bukura të vendit tonë, ndërsa tani, duket se Vesa dhe djali i saj kanë ndaluar tek familja e këngëtares në Prishtinë.

Ajo ka publikuar një video në ‘Instagram’ ku Lian shfaqet me një kosh të mbushur me fiq dhe në sfond dëgjohet zëri i mamasë dhe gjyshes së tij që e ndihmojnë të gjej ato të pjekurit.

Lian shfaqet shumë i emocionuar që kohën me gjyshen po e kalon në këtë mënyrë, por akoma më i lumtur për fiqtë. “Gjyshe të duam shumë. Duke u rritur shëndetshëm”, ka shkruar Vesa krahas videos. Vëmendjen e të gjithëve e ka vjedhur protaginisti i videos, Liani, me ëmbëlsinë dhe çiltërsinë e tij, gjë që është përmendur dhe në komente nga fansa apo miq të Vesës.

Këngëtarja dhe djali i saj kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkë dhe kjo kuptohet fare lehtë duke i hedhur një sy ‘Instagram-it’ të saj.
Shtuar më 20/07/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori