Djali i Ledionit dhe Sarës ndihet që tani një "boss" i vërtetë (FOTO LAJM)

Sara Hoxha dhe Ledion janë një nga ciftet më të njohur dhe që së fundmi janë bërë edhe prindër të një djali të bukur që e kanë quajtur London Noor.

Ai është padyshim një nga vogëlushët më të famshëm të shoëbizz-it shqiptar.

Mami Sara dhe babi Ledioni, përmes postimeve në rrjete sociale, kanë bërë që edhe djali i tyre të krijojnë bazën e tij të fansave, me çiltërsinë dhe pastërtinë që vogëlushi përcjell.

Si ditë e diel, çifti i njohur ka shkuar në plazh dhe sigurisht me ta është dhe vogëlushi, i cili duket se e shijon më shumë se prindërit e tij këtë verë, duke qenë se atyre u duhet gjatë gjithë kohës të kujdesen për të.

Sara ka publikuar pak minuta më parë një foto të vogëlushit London, i cili shfaqet i shtrirë “për 7 palë qejfe” në shezlong.
“Një mojito të lutem”,- shkruan Sara bashkangjitur postimit.

Vetëm pak ditë më parë, Sara na prezantoi për herë të parë publikisht fytyrën e vogëlushit. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori