Djali i jep një mësim të mirë Jul Dedës (FOTO LAJM)

Nuk thonë kot se atë që ta bën fëmijë sta bën perëndija. Në një situatë të tillë është vendosur aktori i njohur Julian Deda.

Juli gjithnjë ka preferuar që shumë momente nga përditshmëria, përfshirë këtu dhe me familjen e tij, ti ndajë me ndjekësit e Instagram-it.

Mateo, djali i Julit e ka ftuar babain e tij në një sfidë: Kush shtrëmbërohet më shumë, apo bën fytyrën më të shëmtuar. Juli si një aktor ka menduar se mund t’ja dalë por në fund mesa duket është surprizuar nga përgjigja e të bërit.

“Ai: O ba hajde bëjmë një garë, kush shtrembërohet më shumë.

Unë: E ke të humbur kampion. Babi merr rrogën për këtë punë.

Ai: E mirë, meqë merr rrogën ma bli një top origjinal.

Unë: (Ngela me celular në dorë)”,shkruan aktori në një postim në Instagram bashkangjitur të cilit është dhe fotoja ku shfaqen të dy duke shtrembëruar fytyrën. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori