Djali i David Beckham e harron të dashurën
Ndonëse zërat ende nuk janë konfirmuar, thuhet se djali i David dhe Victoria Beckham e la të dashurën pasi ajo dëshironte gjatë gjithë kohës të qëndronte me të.

Tashmë Brooklyn Beckham dhe aktorja amerikane Chlow Moretz nuk janë më bashkë. Mediat rozë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe shkruajnë se djali i David dhe Victoria Beckham e la Chlow sepse “ishte shumë e ngjitur”.

“Ankohej gjithmonë kur Brooklyn duhej të udhëtonte nga Los Anxhelesi drejt Londrës”, citohet një burim pranë familjes Beckham nga tabloidi britanik “The Sun”. /albeu.com/


Shtuar më 03/09/2016, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori