Djali i Çiljetës zgjedh për nuse vajzën e Inis Gjonit (FOTO LAJM)

Çiljeta Xhilaga ishte protagonistja e rradhës e programit “Lart e Poshtë” të televizionit publik shqiptar, RTSH.

Këngëtarja e njohur ka mirëpritur në shtëpi kamerat e emisionit teksa ka për disa të pathëna rreth karrierës muzikore.

Në një moment mikrofonit të emisionit ju drejtua djalit të saj duke e pyetur se kë do ta marrë për nuse.

Fernando ka pohuar se kur të rritet dëshiron të martohet me vajzën e Inis Gjonit, Coco Antonel.

Mbetet të shihet pas disa vjetëve nëse do të kemi ndonjë martesë mes fëmijëve të yjeve shqiptare, apo është vetëm një fantazi e fëmijëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2017, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori