Të gjithë në pritje, kur nis rikthimi i patentave dhe falja e gjobave

Një lajm i mirë u bë i ditur vetëm disa ditë më parë nga Kryeministri Rama i cili deklaroi se një pjesë e mirë e gjobave do të faleshin dhe patentat do të riktheheshin për shoferët.

Akti normativ i faljes së gjobave ka hyrë në fuqi pasi tashmë është botuar në fletoren zyrtare në QBZ.

Në aktin normativ të nënshkruar nga vetë kryeministri Edi Rama theksohet se qytetarët e ndëshkuar marrin mbrapsht lekët dhe patentat brenda 15 majit.

Sa i përket lekëve rikthimi bëhet ose automatikisht në llogari personale bankare, ose në rast se i ndëshkuari nuk ka llogari atëhere është institucioni që ja dorëzon.


Shtuar 19.04.2020 16:47