Divorcohet Landi i West Side Family
Roland Hysi është ndarë nga bashkëshortja e tij, Irisi. Në fakt, lajmi nuk është ende zyrtar, por miq nga të dyja palët e çiftit thonë se martesa e tyre ka marrë fund. Madje, Landi prej pak kohësh është larguar nga shtëpia ku jetonte me Irisin për t’u kthyer në shtëpinë e prindërve.

Nuk dihen arsyet e kësaj ndarjeje të papritur, por duhet thënë se pavarësisht dashurisë së tyre e cila zgjati në kohë, çifti nuk e kishin provuar bashkëjetesën deri në momentin kur shpallën martesën.

Megjithëse prej dhjetë vitesh bashkë, çifti mesa duket nuk e paskan njohur sa duhet njëri-tjetrin dhe bashkëjetesa me siguri duhet të ketë nxjerrë në dukje anë të karakterit që as Landi dhe as Irisi nuk kanë mundur dot t’i kapërcejnë. Çifti janë treguar shumë diskretë në lidhje me këtë ndarje të papritur. Madje, kaq i pamundur duket lajmi sa miq të çiftit shpresojnë në një rikthim të mundshëm.
“MESAZH” IRISIT

Edhe njëherë tjetër në fillim të lidhjes Landi u nda nga Irisi. Por ishte një ndarje që nuk do të zgjaste shumë. Madje pas kësaj ndarjeje, Landi dhe Irisi u rikthyen dhe lidhja e tyre u bë më e fortë se kurrë. Gjatë kësaj ndarjeje, Rolandi i bëri edhe një dedikim publik të dashurës së tij. Kënga “Mesazh”, me të cilën grupi “West Side Family” mori famë, ishte një dedikim që Landi i bënte pikërisht Irisit gjatë kohës që nuk ishin bashkë.
Shtuar më 21/04/2012, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori