Sinemati: Nuk duhet të japim datë fikse për kampionatin, Dukës i dalin keq analizat po i mungoi ekrani

Analisti i futbollit Gëzim Sinemati deklaroi se nuk duhet të fillojë sa më shpejt kampionati në Shqipëri.
Sinemati

Në studion e emisionit “E Diell”, ai shtoi se Shqipëria duhet të presë nisjen e ligave të forta dhe më pas të hartojë planin e saj.

Ndërkohë, Sinemati nuk nguroi të thumbonte dhe presidentin e FSHF-së Armand Duka, për të cilin shtoi se “pa ekranin e televizorit, llogaritë do t’i dilnin keq”.
Armand-Duka

“Presidenti del në televizon javë për javë , bile dhe para pandemisë. Luan fort dhe vrapon shumë kilometra. Po t’i mungojë ekrani, i dalin keq analizat. Sa më shumë që zgjat kjo situatë, aq më shumë rritet detyrimi financiar. Për rinisjen e kampionatit duhet të kopjojmë nxënësit e këqij, jo të mirët, se me të mirët të ngelen gjunjët rrugëve. Edhe Gjermania po mendohet javë për javë të hedhin hapin. Tani është finale futbolli dhe jete dhe i ka mbetur Gjermanisë të mundi koronavirusin e ta fitojë.

Futbolli tregohet gjithmonë i paduruar. Edhe në këtë stil si sillet, hyn te të përkëdhelurit. Të gjitha sportet i kanë bërë kërkesë qeverisë dhe ajo s’denjon të kthejë përgjigje. Para disa ditësh kisha bërë një shkrim ku i drejtohesha zonjës ministre që futbolli të ka ndihmuar më shumë se sportet e tjera. Koronavirusi i gjeti të braktisura stadiumet, ndryshe nga Europa. Nuk mund të jepet datë fikse për nisjen e kampionatit. Kam dëgjuar eksperetë që thonë të nisin kampionatet pararojë, ato që janë më të sprovuara me situatat e vështira. Pastaj dhe ne të bëjmë planin tonë”, përfundoi Gëzim Sinemati.


Shtuar 10.05.2020 17:03