Divorci/ Eneda Tarifa e kishte lajmëruar, por asnjë nuk e kuptoi
Pëlqej
Këngëtarja Eneda Tarifa, para pak ditësh zbuloi se ishte ndarë nga bashkëshorti.Edhe menjëherë mbas këtij lajmi, ajo u bë një lajm i bujshëm për showbizin shqiptar.

Eneda Tarifi dhe Erion Zaloshnja kanë një histori 18-vjeçare së bashku dhe kanë edhe një vajzë. Ndonëse mbas ndarjes askush nga palët nuk ka dhënë një reagim për ta komfirmar.

Më shumë dyshimet e një ndarjeje të mundshme i shton statusi i Enedës, të cilin e ka bërë në Instagram që në fillim të këtij viti, më 1 janar.

“E piva për 2017 me të këqijat e të mirat që mbarti. E çuditshme se si gjithmonë ditët e fundit të vitit njeriu bëhet nostalgjik, mediton për vitin që po lë pas.

A ishte dështim apo fitore? E rëndësishme është që çdo situatë ta kalojmë me ballin lartë, me forcë, me përgatitje shpirtërore e profesionale. 365 dite te reja, 365 shanse të tjera”, ka shkruar këngëtarja. /albeu.com/

Shtuar më 18/01/2018, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori