Kryeministri izraelit poston foto nga takimi me Ramën: Bashkë, në luftën kundër sulmeve kibernetike nga Irani

Izraeli dhe Shqipëria kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes kibernetike pas hakerimit të sistemeve dixhitale të vendit tonë nga Irani.

Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid ka shpërndarë në rrjete sociale një foto nga takimi me homologun shqiptar, Edi Rama. Krahas postimit, Lapid shkruan se sëbashku me Shqipërinë do të bashkëpunojnë për të luftuar sulmet kibernetike që vijnë nga Irani.

Postimi i Yair Lapid:

Sot në Jerusalem sëbashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama ramë dakord që vendet tona të bashkëpunojnë për të luftuar kërcënimet kibernetike që vijnë nga Irani. Kjo është një tjetër shprehje e miqësisë së veçantë që ndajnë dy vendet dhe popujt tanë.


Shtuar 23.10.2022 22:50