KQZ regjistron PS-në dhe PL-në në zgjedhje, çfarë ndodh me PD-në? Celibashi: Po shqyrtojmë 2 kërkesa

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kërkesën e PL-së dhe PS-së për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërsa po zhvillon një dëgjesë nga përfaqësuesit e PD-së.

Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe më pas, më 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë. Më pas hidhet shorti për renditjen në fletët e votimit.

Në prill pritet dhe shpërndarja e fondeve vjetore, por edhe për fushatë. Më 14 prill nis zyrtarisht fushata. 13 maji është heshtje zgjedhore dhe 14 maji dita e votimit.

Për sa i përket PD-së, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se në KQZ kanë mbërritur 2 kërkesa nga PD për zgjedhjet lokale.

Celibashi tha se KQZ po shqyrton kërkesën nga nga Sali Berisha dhe atë  nga Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit ka marrë autorizim nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha. Celibashi tha në fjalën e tij se do të shqyrtohen të dyja këto kërkesa, ndërsa më pas do të vendoset se kush e ka tagrin për t’u regjistruar si PD.

/AlbEu.com/


Shtuar 9.03.2023 10:25