Ditët e fundit, Adelina Tahiri tregon emrin e bebes së saj
Pëlqej
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adelina Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes këto muaj në pritje të ëmbël dhe çdo e re rreth saj përbën kuriozitet.

Adelina deri tani kishte zbuluar se është në pritje të një djali, por sot duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave ka zbuluar edhe më shumë.

Këngëtarja ka treguar se është 8-muajshe dhe se do të lindë në fund të gushtit shkruan xing.al.

E pyetur nëse ka ia ka vendosur emrin bebit, Adelina fillimisht është përgjigjur se do ta lërë surprizë kur të lindë, por në një përgjigje tjetër e ka zbuluar se djalit do t'i fillojë emri me "J".
Shtuar më 12/07/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori