Ditëlindja më e bukur për Mimi Kodhelin
Kjo me siguri do të jetë ditëlindja që Mimi Kodheli do ta kujtojë gjithmonë. Ditën kur Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi kabinetin e ri qeveritar, ministrja e re e mbrojtjes feston përvjetorin e saj të 49 të lindjes.

Kodheli është një prej grave që ka punuar ngushtë me kryeministrin Edi Rama që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, në Partinë Socialiste e tashmë edhe në qeverisje.

Koeçidencë interesante e kësaj dite është se në një ditë me 49-vjetorin e ministres së mbrojtjes shënohet edhe 12-vjetori i sulmeve terroriste në New York. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori