Ditëlindja e Tanit të Topit, surpriza në përkujtimin e tij
Sot, (16 tetor) Dritan Hoxha do të festonte ditëlindjen e 50. Themeluesi i Top Media-s u nda nga jeta në një aksident tragjik dhjetë vite më parë. Në vendin e tij, familja Hoxha dhe “familja e televizionit më të madh e më të rëndësishëm në vend feston ditëlindjen e tij dhe ëndrrën që vazhdon...” siç shkruan faqja zyrtare e Top Channel në Instagram. Përkujtimi i Tanit këtë vit nuk është thjesht simbolik.

Sot inaugurohet Studio Nova, investimi më i ri në Top Channel. Një hapësirë gjigande prej 1800 m2 që do të shërbejë si studio për rreth 20 programe të këtij sezoni televiziv dhe të atij që pason. Gjithashtu, inaugurohen tetë studio të tjera të reja.

Anabel.al shkruan se do kete një tjetër investim akoma më madhor në këtë vit ndryshimesh. Dikur, shtëpia e “Big Brother Albania” ndodhej në Autostradën Tiranë – Durrës. Sezonin e ardhshëm, shtëpia dhe studioja e “Big Brother VIP” do të gjenden në brendësi të Studio Nova. Gjithçka po bëhet nga e para.
Shtuar më 16/10/2018, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori