Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Ditëlindja e parë e Barbanës pa Ergin, ajo sjell një kujtim (FOTO LAJM)

Këngëtarja Barbana Dini feston sot ditëlindjen dhe ajo ka vendosur ta urojë vetën më një kujtim nga Ergi.

Ajo ka hedhur një fotografi të vitit të kaluar të kësaj dite ka ata kanë qenë të gjithë bashkë.

“E vetmja gjë e bukur e kësaj ditëlindjeje është dashuria, pozitiviteti dhe përzemërsia që përcillni në urimet tuaja për mua.

Të afërm, shokë, shoqe, kolegë, miq realë dhe virtualë, ju falenderoj nga zemra për urimet edhe pse jam e vetëdijshme që ato nuk do të plotësohen kurrë. Nëse ka diçka për të cilën ndihem me fat jeni pikërisht JU!”, shkruan ajo

Barbana muaj pas humbjes së vëllait është kthyer sërish botës së muzikës.

“Dhuroni sa më shumë dashuri në çdo ditë dhe me çdo person që takoni, është e vetmja gjë për të cilën ka nevojë bota sot. Nuk do marrim asgjë me vete, kjo është e sigurt! Ju dhuroj gjithsecilit përqafimin më të ngrohtë!”-e ka mbyllur ajo me një këshillë. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori