Ditëlindja e “Opinion”, çfarë veshën VIP-at shqiptarë? (FOTO-LAJM)

Pak ditë më parë emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu mbushi 15 vite nga dita kur është transmetuar për herë të parë. Me rastin e kësaj dite drejtuesit e televizionit Klan organizuan një ceremoni ku ishin të ftuar shumë personalitete të fushave të ndyshme, politikës, artit, medias etj.

Mes tyre te pranishem ishin Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri i vendit Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, diplomatë, gazetarë dhe njërëz të njohur të artit dhe kulturës.

Të ftuarve iu desh që të kalonin nëpër një tapet të kuq për tu afruar në ambientin e këtij televizioni. Ajo që të binte në sy ishte se këto personalitete i kishin kushtuar mjaft kohë lukut të tyre. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2012, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori