Ditë zie për Loredanën, publikon foton prekëse me të atin (FOTO LAJM)

Trishtimi për humbjen e babait ka pushtuar si Loredanën po ashtu he bashkëshortin e saj Mozzik.

Lajmi për ditën e zisë, u përcoll prej vetë tyre me anë të postimeve në "Instagram".

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, shkruante Loredana.

Ajo ka ndarë një foto tjetër, ku shihet e vogla e saj në krahët e gjyshit. Vogëlushja nuk do e mbajë mend gjyshin, por dihet se Loredana do i flasë gjithmonë për të.




Shtuar më 30/05/2019, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori