Ditë zie për këngëtarin e njohur (FOTO LAJM)

Këngëtari shumë i njohur Marc Anthony, sot ka pësuar një humbje shumë të mdhe.

Marc Anthony ka treguar vetë se ai ka humbur të ëmën.

Guillermina Quiñones është ndarë nga jeta mesditën e së enjtes në Puerto Rico.

Lajmin e hidhur Antony e ka ndarë në rrjetin social Instagram me një mesazh të ndjerë për njeriun më të dashur.

“Sot në mesditë heroina e familjes, shkëmbi, mbrojtësja jonë më e madhe, frymëzimi dhe tani engjëlli, ndërroi jetë. Iku në paqe e shoqëruar nga të gjitha lutjet. Nënë, do të më mungosh shumë”, shkruan Antony në mesazhin.

Miqtë këngëtarë në të gjithë botën i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për humbjen e thellë. /albeu.com/

Shtuar më 29/07/2017, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori