E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
“Dita më ndryshoi 360 gradë”, moderatores i vdes babai
Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta babai i moderatores Julka Gramo.

Julka ka treguar se si për ironi të fatit ditën e nisi me shumë pozitivitet, por gjithcka ndryshoi me 360 gradë.

“Sa ironike…Sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen DeGeneres dhe ju urova një ditë plot buzëqeshje, pa e ditur se disa minuta më vonë dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babain tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerëzit për të…

Jam krenare për njeriun e fortë, të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte, la shtëpinë plot me dashuri…ndihem me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që na u gjendën pranë në këtë ditë të vështirë… ‘Të jetosh në zemrat që ne lëmë pas nuk do të thotë të vdesësh’”, – ka shkruar moderatorja.

Ajo ka publikuar dhe një fotografi në të cilën thuhet se dashuria për të atin nuk do të vdesë kurrë.
Shtuar më 12/01/2019, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori