Çmontohet banda e trafikantëve të drogës në Spanjë, mes të arrestuarve dhe 14 shqiptarë

Policia spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikimit të drogës në Spanjë, duke arrestuar 20 persona, mes të cilëve 14 janë shqiptarë.

operacionin anti-drogë të zhvilluar në rajonet e Lleida gjithashtu janë konfiskuar rreth 5,000 bimëve marihuanë, 15 kilogramë marihuanë të thatë dhe para cash.

Të arrestuarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në organizatë kriminale, pastrim parash dhe mashtrim me lëngje elektrike.

Siç e thamë dhe më lart, 14 janë me kombësi shqiptare, 3 rumunë dhe tre spanjollë.

Hetimi ndaj aktivitetit të tyre ka nisur rreth një vit më parë dhe do të pasojë edhe në provinca të tjera./albeu.com