“Nuk e kam ndërmend të kthehem”, ish-kryeministri maqedonas heq dorë përfundimisht nga politika

Ish-kryeministri Zoran Zaev, si biznesmen ka marrë pjesë në debatin me studentët në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka folur për krizën energjetike dhe rritjen e inflacionit.

Sipas Zaevit, kriza energjetike në të cilën ndodhet sot vendi është rezultat i investimeve të pamjaftueshme në ndërtimin e kapaciteteve energjetike, si në kohën kur ai ishte kryeministër, ashtu edhe në periudhën e qeverive të kaluara.

I pyetur nga një gazetar nëse do të kthehet në politikë, Zaev refuzoi me vendosmëri dhe tha se kjo është për shkak të fondacionit të tij dhe disa aktiviteteve të tjera.

“Nuk e kam ndërmend të kthehem në politik dhe t’ua lehtësojë disa personave. Për shkak të fondacionit ‘Zaev’ dhe aktiviteteve të mia shoqërore nuk e kam ndër mend të kandidoj as për president të shtetit. Njëzet vite jam në politik, do ta ndihmoj këtë dhe cilën do qeveri të ardhshme”, tha Zaev.