E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Direkt pas ndarjes, ish i dashuri i Kylie Jenner thumbon Travis Scott (FOTO LAJM)

Kylie Jenner dhe Travis Skott. Në rrjet qarkullojnë aludime se arsyeja e ndarjes mes tyre është tradhëtia, ndonëse dyshja e ka mohuar.

Kylie është fotografuar dy herë në të njëjtin vend ku ndodhej dhe ish i dashuri i saj Tyga dhe njerëzit e kanë të vështirë të mendojnë se është e gjitha rastësi. “Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë duke lënë dy miqtë e mi në studion në të cilën ndodhej edhe ai”, shkroi ajo duke mohuar takimin me Tyga-n”, është shprehur milarderja pasi u fotografua në studion e ish të dashurit. Ndërsa kur më pas u fotografua sërish në klub nate, nuk pati ndonjë reagim.

Të gjithë po mendojnë se tani që Travis dhe Kylie janë ndarë, Tyga po kërkon t’i thotë atij ‘Të zura vendin’. Këto aludime kanë nisur nga disa foto të publikuara në vetë Instagramit e reperit. Ai ka veshur atletet e Travis në një foto të fundit dhe fansat kanë nisur të thonë se Tyga po hedh kunja drejt tij.

Shtuar më 08/10/2019, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori