Dilara e “Fate tё kryqёzuara” martohet me shqiptarin (FOTO LAJM)

Pak muaj më parë, Dilara e njohur në “Fate tё kryqёzuara” pati një jehonë të madhe në Shqipëri dhe jo vetëm, ndërsa jo pak interes shfaqej edhe jeta e saj private.

Pas lajmit të publikuar më herët për një histori të saj me një shqiptar, tashmë dashuria është kurorëzuar në martesë.

Ebru Ozkan, ose e njohur pёr publikun shqiptar nga seriali turk “Fate tё kryqёzuara” si Dilara, ka kurorёzuar dashurinё e saj me shqiptarin Ertan Shabani.

Aktorja e njohur turke dhe djali nga Shkupi, Ertan Shabani, kanё kurorёzuar dashurinё e tyre mbrёmjen e djeshme nё njё ceremoni madhёshtore. Ertani ёshtё gjithashtu aktor dhe vepron midis Shkupit dhe Stambollit. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori