Liberta Spahiu nuk përmbahet, e "kall" me këngën e 2 ish-ave të saj (VIDEO)
Ndonëse tani reperi Getoar Selimi ka një martesë të lumtur me Marina Vjollcën, vite më parë interneti ziente nga lajmet e lidhjes së tij me moderatoren Liberta Spahiu.

Të gjitha mediat flisnin për ta dhe askush prej tyre nuk foli në publik për lidhjen që kishin. Gjithçka u konfirmua vetëm pas ndarjes, kur më në fund Liberta tregoi edhe arsyen se pse i dha fund lidhjes së saj me reperin.

Moderatorja tha se kishte pasur probleme dhe mosmarrëveshje me Getoarin për shkak të punës së saj si gazetare.

Pas ndarjes dyshja është përballur disa herë në evenimente të përbashkëta, por nuk dihet ende se çfarë raporti gëzojnë.

Por gjithashtu moderatorja është përfolur gjërësisht në media edhe për një lidhje të mundshme me këngëtarin Flor Mumajesi.

Një video e publikuar së fundmi nga Fifi tregon shumë.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory një video të moderatores teksa shfaqet duke kërcyer dhe kënduar me këngën e Getoarit dhe Florit, "Mori".

Videon nuk e ka lënë pa publikuar edhe vetë Liberta Spahiu duke krijuar kështu shumë zhurmë./albeu.com




Shtuar më 11/12/2019, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori