Ra pre e vjedhjes, kush është zyrtarja në Kryeministri që nënë e bir i vodhën 120 mijë euro

Ditën e djeshme, policia arrestoi nënë e bir Rozeta dhe Havier Dobri në Tiranë pasi kishin vjedhur në një banesë rreth 120 mijë euro. Operacioni ka vijuar dhe ditën e sotme ku policia gjatë kontrollit në banesën e tyre ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.

Burime për BW bëjnë me dije se gruaja që ka rënë pre e vjedhjes është zyrtare në Kryeministri. Bëhet fjalë për Alda Klosit, ish shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj,

Pasi kanë marrë paratë ata kanë bërë rrëmujë të gjithë banesën për të humbur gjurmët dhe më pas janë larguar. Kjo është bërë me qëllimin e një inskenimi sikur banesa është grabitur nga persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në datë 15 dhjetor./albeu.com