Dikur tallej nga të gjithë, sot vajza refuzon çdo djalë (FOTO LAJM)

Një studente e cila etiketohej si “vajzë e trashë” përpara se të humbte peshë, ka treguar se si tani ajo i ka refuzuar të gjithë meshkujt që dëshironin të dilnin me të.

Emma Pope, 23 vjeçe nga San Marcos, Texas, ishte përqeshur vazhdimisht për kilogramët e tepërt në ambiente të ndryshme.

“Kam qenë keqtrajtuar shumë në shkollë, por kurrë nuk u kam thënë prindërve të mi, ” ka thënë Emma.

Për këtë fakt, ajo vendosi që të ndryshonte duke bërë një transformim të papesueshëm. Nga 142 kilogram që peshonte në fillim, ajo ra në 77 kilogramë.

Pas kësaj metamorfoze, bashkëmoshatarët e saj jo vetëm që i kanë kërkuar falje për vuajtjet që i kanë shkaktuar, por madje kanë shprehur edhe dëshirën për të dalë me të, por Emma nuk ka hezituar që t’i refuzojë./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2019, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori