Dikur prishën marrëdhëniet, Rina Balaj bën gjestin e papritur për Mozzik dhe Getinjon (VIDEO)
Pas largimit nga labeli "On Records", në rrjet qarkulloi lajmi se Rina Balaj dhe dy vëllezërit, Mozzik dhe Getinjo, i kishin prishur marrëdhëniet.

Ata nisën "thumbat" mes tyre, mirëpo, duket se “keqkuptimet” janë sqaruar.

Së fundmi, dy vëllezërit kanë performuar në një club në Tiranë dhe për habinë e të gjithëve, aty ishte e pranishme edhe Rina.

Reperja kishte shkuar së bashku me të dashurin e saj, reperin SinBoy dhe po shijonin së bashku performancën e dy vëllezërve dhe po këndonin këngët e tyre.

Duket se gjithçka i ka mbetur të shkuarës dhe tashmë reperët e mbështesin sërish njëri-tjetrin.
Shtuar më 23/12/2019, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori