Dikur një yll në kopertinat e revistave, sot ka përfunduar te koshat e mbeturinave
Dikur ajo dilte në kopertinat e revistave, por sot ka mbetur e pastrehë dhe kontrollon në koshat e mbeturinave.

Loni Willison e veshur me një xhup të zi, streçe dhe çorape së fundmi ajo është fotografuar duek kontrolluar në kosha.

Ish-gruaja e yllit të Baywatch-it, Jeremy Jackson, dikur ishte një modele që pozonte për për revistat e fitness-it dhe që prej që prej vitit 2016, kur humbi punën, apartamentin dhe makinën si pasojë e një gjendje të rënduar mendore ajo mbeti e pastrehë.


Aktori Jackson refuzoi ta ndihmonte atë, me të cilën u divorcua në 2013-ën.

Në tetor të 2018-ës ajo u zhduk, pavarësisht tentativave të miqve për ta rehabilituar.

Dy vite pasi shkëputi kontaktet me familjarët dhe miqtë, 37-vjeçarja Loni tha për “The Sun”: “Po ia dal mirë. Nuk dua ndihmën e askujt. Me Jeremy-n nuk kam folur. Askujt nuk i plas vërtet për mua, kështu që unë nuk dua t’i shoh, ata nuk duan të më shohin. Kam ushqim, kam dhe një vend për të fjetur. Gjej para aty-këtu. ka ushqim në kosha dhe afër dyqaneve. Ka goxha”.
Shtuar më 19/01/2021, ora 22:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori