Dikur mikesha të ngushta, por sot çfarë mendon Soni për arritjet e Elvanës?
Ato dikur ishin mikesha mjaft të ngushta me njëra-tjetrën. Po flasim për këngëtaret Elvana Gjata dhe Soni Malaj. Dyshja e njohur shiheshin kudo bashkë, kur Soni ishte në një lidhje me Flori Mumajesin.

Por pas ndarjes së çiftit diçka ndodhi edhe mes dy mikeshave dhe ato shkëputën çdo marrëdhënie të tyrën.

Por sot Soni në një intervistë për Prive është pyetur për suksesin e Elvanës, për këngën e saj më të re "Forever is Over". Pa i përmendur fare emrin Elvanës, kjo ka qenë përgjigjia e Sonit:

“Sikurse kam parë edhe ‘Four Seansons’ të Dafina Zeqirit apo ‘Redrum’ të Era Istrefit, kushdo nga artistët tanë që bën përçapje për të shkuar në botë, ashtu si edhe Bleona Qerreti ka bërë me Timbaland, mos ta harrojmë këtë, se Bleona ka ecur goxha përpara, padiskutim që kanë jo vetëm përkrahjen time, por të gjithë publikut shqiptar dhe gjithmonë me shpresën se dikush do nënshkruajë atë kontratën ‘A list’ ”,-është shprehur Soni. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori