Dybala shënoi, ish e dashura feston triumfin e Argjentinës (FOTO LAJM)

Antonella Cavalieri, ish e dashura e Paulo Dybala ka festuar triumfin e Argjentinës gjatë ditës së djeshme ku ata mposhtën me penallti Francën. Modelja e veshur me fanellën e Albiceleste përmes një postimi në Instagram shkruan: “Argjentina kampion, sa emocione e shoqëruar me një zemër”.

Dybala i cili luajti pak minuta në finale, realizoi golin e dytë gjatë penalltive.

Kush është Antonella Cavalieri?

Antonella Cavalleri është nga vjen nga kryeqyteti i Buenos Aires. Ajo është modele ndërsa ka marrë pjesë dhe në një film. 29-vjecarja aktualisht merret me marketing, ndërsa numëron mbi 300 mijë follow në Instagram.

Ndërkohë, sa i përket lidhjes me Dybala ata njiheshin prej vitesh para se lojtari të vinte në Itali. Ndarja e tyre erdhi në 2018 kur modelja akuzoi për tradhëti futbollistin e Romës me këngëtaren Oriana Sabatini me të cilën Dybala është aktualisht i lidhur.

Edhe pse Dybala është i lidhur me Oriana Sabatini ata ruajnë ende fotot e tyre në Instagram. /G.D albeu.com/


Shtuar 19.12.2022 21:00