Dikur më tallnin për erën e djersës: Flet hapur biznesmenia shqiptare (FOTO LAJM)

Ajo është një ndër blogeret e njohura shqiptare në Instagram me mbi plot 478 mijë ndjekës, vend ku ndan edhe jetën e saj personale si nënë e tre fëmijëve të vegjël dhe biznesit të saj.

Egreis Gjergjani, në Instagram @thestilettomeup, ka ndarë pak orë më parë një ndër eksperiencat e saj të dhimbshme të fillimit të kolegjit në Amerikë, pasi emigroi nga Shqipëria drejt ‘tokës së ëndrrave’.

Ajo ka rrëfyer në një video disa minutëshe se kur shkoi në Amerikë në moshën 14-15 vjeçare e tallnin se mbante era djersë dhe kjo në fakt vinte si rrjedhojë i ndryshimit të kulturave.

“Nëse takoni dikë në universitet dhe vjen erë, ju duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe deodoranti nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14-15 vjeç.

Kur erdha këtu, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e kuptova kur talleshin me mua. Ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time.

Nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të, thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, thotë blogeria përgjatë videos.

Sot, përpos angazhimit dhe suksesit si blogere, Egreis Gjergjani është edhe një biznesmene e suksesshme falë linjave që ka krijuar qoftë me veshje për fëmijë apo edhe për femrat, së fundmi.

Shpesh frymëzuese duke ndarë eksperiencat e saj personale, nëna e tre fëmijëve ndan në Instagram momente nga jeta personale, familjare dhe bizneset.

E si për ironi të fatit me ndodhitë tallëse në Instagram, blogerja shqipgtare madje ka përmendur edhe emrin e njërës prej vajzave që e tallnin në kolegj duke thënë: “Mbaj mend një vajzë me emrin Samanta në gjimnaz që më kërkonte shpesh të tokja dorën me të. Mendoj se ajo e bënte këtë veprim që të ndjente erën e keqe.

E unë ngrija dorën për ta tokur dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me grupin e shokëve.

E nëse po e shikon këtë Samanta, vafsh në djall!”,përfundon rrëfimin blogerja shqiptare.

Egreis është e martuar prej pak vitesh me partnerin e saj dhe kanë tri fëmijë: dy djem dhe një vajë. Ajo njihet ndryshe edhe si blogerja e fiksuar pas këpucëve, pasi zotëron një dhomë të tërë përplot me to.
Shtuar më 09/02/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori